Loading…
Alisson Becker zgjidhet portieri më i mirë në botë për vitin 2018
  • 08/11/2018 | 10:30

...

Alisson Becker është zgjedhur portieri më i mirë në botë për vitin 2018


Alisson është portieri më i vlerësuar këtë vit nga ‘Goal 50’, transmeton GazetaMetro.

Braziliani gjatë verës iu bashkua Liverpoolit për një shumë rekordre prej 74 milionë euro.

24 vjeçari edicionin e kaluar mbajti 17 herë portën e paprekur në Serie A me Romën, ndërsa arriti edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me klubin italian.

Ai gjithashtu ishte pjesë e Brazilit në Kupën e Botës të mbajtur në Rusi.

‘Goal 50’ është një çmim vjetor që i njeh dhe rendit 50 futbollistët më të mirë të 12 muajve të kaluar. Kryeredaktorët dhe korrespondentët e Goal në mbarë botën hedhin votat e tyre, me kandidatët të cilët vlerësohen për nivelin e tyre të qëndrueshmërisë gjatë sezonit të kaluar, paraqitjet dhe sukseset e tyre me skuadër dhe kombëtare. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë