Loading…
Almeda e pa kënaqur sulmon produksionin: Edhe ujin e pagova vetë |FOTO
  • 11/06/2018 | 23:53

...

Almeda tregon për shpenzimet ekstra që ka paguar.


Bukuroshja shqiptare e cila jeton në Turqi, Almeda Abazi ka udhëhequr suksesshëm spektaklin e vallëzimit “Dancing With The Stars Albania 7”, duke qëndruar kështu për disa muaj në Shqipëri.

Në finalen e këtij spektakli ishte i pranishëm edhe bashkëshorti i Almedës, aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman, shkruan rtv21.tv Çifti rrëmbyen vëmendjen e publikut me vallëzimin e tyre në “Dancing with the Stars”, të cilët edhe shkëmbyen edhe puthje, për të cilën u brohoritën nga publiku.

Mirëpo, Almeda përmes një postimi që ka bërë në rrjetin social Instagram ka shprehur pakënaqësinë e saj për trajtimin që i është bërë nga produksioni.

Ajo ka treguar se ka paguar shpenzime ekstra për ujin, rrobat që ka larë dhe hekurosjen e kostumit të burrit, i cili kishte ardhur në spektakël pa asnjë kompensim.

“Dua të ndaj diçka me ju të dashur miq, ndoshta nuk ju intereson shumë, por ndjej nevojën ta ndaj…Sapo bëra check-out nga hoteli ku kam qëndruar 3 muaj në Tiranë dhe për habinë time sapo pagova shpenzimet ekstra pra (ujin që kam pirë nga minibar) dhe laundry që kam larë rrobat madje edhe hekurosjen e kostumit të Tolges, i cili pa asnjë lloj interesi dhe përfitimi erdhi me shumë dëshirë dhe respektoi në maksimum stafin dhe produksionin Dancing With The Stars Albania duke lënë angazhimet e tij në Turqi. Ajo ka thënë se kjo nuk ka të bëjë me shqiptarët, por  i adresohet totalisht produksionit. “Nuk është problemi tek pagesa, por ajo që dua të them është që jo vetëm një mireseerdhe, por edhe “përcjellja” që na bënë më la pak pa fjalë sepse gjëja me të cilën unë mburrem shpesh është pikërisht mikpritja Shqiptare. Gjithsesi theksoj se kjo nuk ka të bëjë me Shqiptarët ( përkundrazi ndjeva dëshirën t’jua shpreh këtë në respekt të dashurisë që kam për ju dhe për respektin që ju keni tregu ndaj meje) por i adresohet totalisht produksionit ….Faleminderit produksioni i Dancing With The Stars. Mirupafshim Tirana, të dua shumë”, ka përfunduar Almeda.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë