Loading…
Ambasada amerikane diskuton për masat ndaj liderëve nëse vendosin për shfuqizimin e Speciales
  • 22/01/2018 | 08:14

...

Brian Corteville, konsull në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se brenda Ambasadës po diskutohen se cilat masa do të merren ndaj liderëve kosovarë nëse vazhdojnë me iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.


Megjithatë, ai shpreson se këshilla e ambasadorit Delawie do të dëgjohet nga liderët, në të kundërtën mosdhënia e vizave është njëra nga masat që mund të aplikohet.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ditë më parë ka paralajmëruar liderët kosovarë se nëse vazhdojnë me iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale do të merren masa të rrepta ndaj tyre.

Në medie javë më parë është raportuar se Ambasada e SHBA-së në Prishtinë nuk i ka dhënë vizë kryeministrit Ramush Haradinajt për të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në Uashington pikërisht për shkak të qëndrimit të tij ndaj Gjykatës Speciale, si dhe për demarkacionin me Malin e Zi.

Por Brian Corteville, konsull në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, ka deklaruar se ende nuk janë përcaktuar masat individuale, pasi është një diskutim që po ndodh brenda Ambasadës.

Konsulli i kësaj të fundit megjithatë shpreson se këshilla e tyre do të dëgjohet nga liderët, në të kundërtën mosdhënia e vizave është një ndër masat që mund të merret.

Corteville nuk ka dashur të komentojë për çështjen e vizës së kryeministrit Haradinaj, me arsyetimin se nuk mund t’i komentojë vizat individuale.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” konsulli Corteville ka folur për fillimin e procesit të dhënies së vizave emigruese në Prishtinë për qytetarët e Kosovës, për vizat që mund t’i marrin këtu pa u detyruar të shkojnë në Ambasadën e SHBA-së në Shkup.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë