Loading…
Ambasada amerikane e zhgënjyer nga raportimi i komisionit të ri për Demarkacionin
  • 14/11/2017 | 17:39

...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë përmes një deklarate për media është shprehur e zhgënjyer nga raportimi i djeshëm i komisionit të ri për kufirin para Komisionit të Kuvendit për Integrime Evropiane, duke thënë se pohimet e këtij komisioni janë të pabazuara, çorientuese dhe të gabueshme.


“Marrëveshja ekzistuese pasqyron një proces të saktë të përcaktimit të kufirit, të konfirmuar nga komisioni shtetëror i Kosovës dhe ekspertë të shumtë të njohur ndërkombëtarisht. Në vitin 2015 Departamenti i Shtetit konfirmoi se marrëveshja origjinale saktësisht pasqyronte vijën kufitare që ka ekzistuar mes Kosovës dhe Malit të Zi që nga viti 1974. Që nga atëherë nuk kanë dalë fakte që do ta vënin në dyshim atë vendim. Vënia në dyshim e marrëveshjes dhe zvarritja e procesit të ratifikimit kërcënojnë marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj dhe me BE-në, dhe e lënë Kosovën dhe qytetarët e saj të izoluar”, thuhet në deklaratë, shkruan Gazeta Metro.

LEXO EDHE: Thaçi thotë se Demarkacioni duhet të zgjidhet shpejt, kritikon edhe Brukselin. 

Ambasada amerikane iu bën thirrje institucioneve të Kosovës që të punojnë për të promovuar interesat e qytetarëve në këtë çështje, duke thënë se politikanët e Kosovës duhet të shikojnë përtej interesave personale partiake dhe politikës partiake, dhe të përqendrohen në nevojat e qytetarëve duke e ratifikuar marrëveshjen ekzistuese sa më shpejt që është e mundur. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë