Loading…
Ambasada e Kosovës flet për dy fëmijët kosovarë të zhdukur në Gjermani
  • 20/04/2018 | 22:51

...

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka konfirmuar se ka pranuar informatën se dy fëmijë kosovarë që jetojnë atje kanë rezultuar të zhdukur. Sipas ambasadës, janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Policisë gjermane e cila po i kërkon fëmijët që janë humbur nga  mëngjesi i së enjtes.

Fëmijët në fjalë kanë qenë të lajmëruar me vendbanim të fundit në Borsdorf afër Leipzigut.

“Fatkeqësisht deri me tani autoritetet gjermane nuk kanë arritur të i gjejnë 13-vjeçarin Q. N. dhe 11-vjeçarin L. N. të cilët janë nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Kujtojmë, se dy të miturit ishin nisur për në shkollë, por nuk mbërritën kurrë, të paktën kështu kishte deklaruar në polici njëri prej prindërve të tyre.

Dy vëllezër nga Kosova kanë humbur në Gjermani

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë