Loading…
Ambasada gjermane tregon gjasat e kosovarëve për të marrë azil
  • 14/09/2017 | 08:31

...

Zyrtarë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se nuk kanë vërejtur rritje të kërkesave për azil në Gjermani nga shtetasit e Kosovës. 


Sipas tyre, këta të fundit nuk kanë gjasa për azil, ku 99 për qind të kërkesave refuzohen si të pabaza

Në Gjermani javëve të fundit nuk janë rritur kërkesat për azil nga shtetasit e Kosovës.
Kështu kanë deklaruar për gazetën “Zëri” zyrtarë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë pas raportimeve të medieve se qytetarë të shumtë po udhëtojnë nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë për në Beograd për t’ia mësyrë më pas ilegalisht kufirit me Hungarinë.

Sipas zyrtarëve të Ambasadës, në Gjermani kërkesat për azil nga nënshtetasit e Kosovës nuk kanë mundësi për pranim dhe rreth 99 për qind e tyre refuzohen si “dukshëm të pabaza”.

“Në Gjermani kërkesat për azil nga nënshtetasit e Kosovës faktikisht nuk kanë gjasa për pranim dhe rreth 99 për qind e tyre refuzohen si ‘dukshëm të pabaza’. Përjashtim përbëjnë vetëm raste të rralla, të cilat njihen jo në kuadër të azilkërkimit, por si mbrojtje subsidiare dhe janë raste të ndihmës emergjente humanitare (2010-2017 gjithsej vetëm 56 persona)”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane për “Zërin”, duke shtuar më tej se Republika e Kosovës konsiderohet si vend i sigurt i origjinës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë