Loading…
Ambasadori amerikan i ulur këmbëkryq, mëson zanatin e vjetër të grave shqiptare
  • 14/11/2017 | 15:12

...

Ambasadori Amerikan Donald Lu, pavarësisht angazhimit të tij me misionin e diplomatit gjen edhe pak kohë për të zbuluar traditat e veçanta të popullit shqiptar.


E në këtë linjë, për të ‘prekur’ më nga afër realitetin shqiptar, ambasadori Lu ka lënë zyrën, ndërsa ka vizituar një familje në një fshat të Lezhës, ku ka parë nga afër edhe se si bëhet endja në vegje. Ambasada Amerikane ka postuar disa foto të ambasadorit, ku ai shihet se si i ulur përtokë sheh me përkushtim punën në tezgjah që bën Taze Lazrin, gruaja nga Lezha.

Ambasadori Donald Lu dhe personeli i Ambasadës mësojnë traditën e endjes në vegjë me Taze Lazrin, në një fshat pranë Lezhës. Taze dhe bashkëshorti i saj, Nikolla, ndihmojnë një sipërmarrje lokale duke thurur peceta dhe pëlhura të tjera, si dhe shporta të cilat përdoren për gjëra të ndryshme.”, shkruhet në mesazhin e ambasadës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë