Loading…
Ambasadori amerikan, Kosovës: Të jeni fleksibil për marrëveshjen me Serbinë
  • 16/11/2018 | 16:14

...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, është takuar me ambasadorin amerikan në Serbi, Kyle Scott.


Ata biseduan për raportet Serbi-SHBA dhe për dialogun me Kosovën, shkruan gazetametro.net

Vucic ka folur me ambasadorin amerikan edhe për taksën e vendosur nga Kosova. Presidenti serb tha se me vënien e taksës Kosova ka shkelur marrëveshjen e CEFTA’s.

Në anën tjetër, Scott u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të jenë më fleksibil për një zgjidhje që do t’i kontribuonte stabilitetit të rajonit.

Ndryshe, ambasadori amerikan dje ishte shprehur kundër taksës së vënë nga Kosova ndaj produkteve serbe, duke thënë se kjo taksë paraqet shkelje të marrëveshjes së CEFTA’s. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë