Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie e ka përshëndetur kalimin e marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Ai ka thënë para gazetarëve se ky është një lajm i mrekullueshëm.
‘Ky është një lajm i mrekullueshëm. Kuvendi e ka bërë punën e duhur, falenderoj deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë votuar këtë marrëveshje,’ tha Delawie.
Ndërkohë, pak më parë kaloi marrëveshja me Malin e Zi. 91 deputetë votuan, prej të cilëve 80 ishin PRO dhe 11 të tjerë KUNDËR.
Ndryshe, tema që mbajti peng integrimin e Kosovës nisi në vitin 2015 me nënshkrimin e dy ministrave të asaj kohe, Skënder Hyseni dhe Hashim Thaçit./gazetametro.net