Loading…
Ambasadori amerikan: Për çështjen Tahiri do të sjellim prokurorë të FBI’së
  • 12/01/2018 | 23:15

...

Ambasadori Donald Lu deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar prokurorë të FBI-së dhe agjencive të zbatimit të ligjit për një hetim të plotë dhe zbulimin e së vërtetës për çështjen e ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një prononcim për portalin Balkanweb, Lu tha se çështja Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor.

“Kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Shtetet e Bashkuara po e ndjekin nga shumë afër këtë çështje, por edhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiliano Shullazit, Lul Berishës dhe 3 gjykatësve të Apelit në Durrës”, thekson ambasadori amerikan.

Donald Lu thotë se Uashingtoni kërkon të shikojë një hetim aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore. “E kemi përcjellë këtë mesazh: Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin”, theksoi Lu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë