Loading…
Ambasadori britanik reagon ashpër për kthimin e Zharkut, e quan të turpshëm kthimin e tij
  • 13/06/2018 | 19:10

...

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell, ka reaguar ashpër për kthimin e Xhabir Zharkut në Kosovë.


Ai e ka quajtur të turpshëm kthimin e ish-kryetarit të Kaçanikut.

“Xhabir Zharku u dënua me tre vjet burg për krimet e tij. Kthimi i Zharkut në Kosovë si një njeri i lirë është i turpshëm. Por turpi i vërtetë është se gjatë gjashtë viteve që kur u lejua të ikte drejtësisë, asgjë nuk është bërë për të ndaluar që politikanët e tjerë kriminalë të bëjnë të njëjtën gjë”, është shprehur O’Conell, transmeton gazetametro.net

Ai thotë se nuk sheh ndonjë asnjë arsye për një dispozitë ligjore e cila lejon kriminelët të ikin nga vendi dhe të jetojnë jashtë vendit në vend që të vuajnë dënimin e tyre në burg.

“Unë shpresoj që reformat e Drejtësisë të Qeverisë do të mbyllin këtë shteg dhe kështu do t’u japin mbështetje atyre policëve dhe prokurorëve që janë seriozë në luftën kundër krimit të organizuar.

Britania e Madhe ka nevojë që Kosova të jetë një partner serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka përfunduar ai. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë