Loading…
Ambasadori francez në Kosovë: S’ka vija të kuqe për korrigjimin e kufirit me Serbinë
  • 08/11/2018 | 19:34

...

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chambert, ka deklaruar se nuk ka vija të kuqe lidhur me gjetjen e zgjidhjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, qoftë edhe me korrigjim të kufirit.


Ambasadori i Francës thotë se ideja e vetme është që të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, njofton gazetametro.net.

Ai ka thënë se është në dorën e Kosovës gjetja e një zgjidhje përfundimtare me shtetin serb, kjo zgjidhje sipas tij mund të jetë me rivendosjen e kufijve dhe se nuk do të ketë vija të kuqe lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ideja është që të arrihet marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Ju duhet të vendosni se si e gjeni zgjidhjen në mes veti. Kjo zgjidhje mund të gjinden qoftë edhe me rivendosje të kufirit dhe nuk ka vija të kuqe lidhur me gjetjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Ambasadori i Francës, Chambert, njofton gazetametro.net.

Këtë deklaratë, diplomati francez e bëri në studiot e televizionit nacional KTV, në emisionin Rubikon të Adriatik Kelmendit. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë