Loading…
Ambasadori francez: Problemi kryesor mes Kosovës dhe Serbisë është Brukseli
  • 21/10/2018 | 16:50

...

Qëndrimi i shtetit të Francës në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është po ai i njëjti i muajve më parë, se Prishtina dhe Beogradi duhet të arrijnë një zgjidhje e cila është e qëndrueshme dhe definitive, kështu të paktën po e konfirmon ambasadori francez në Beograd, Frederik Mondoloni.


Mondoloni ka thënë se zgjidhja më e mirë mes dy vendeve është që do të do të kontribuojë në ruajtjen e stabilitetit në regjion, njofton gazetametro.net.

Ndërsa, problemin kryesor mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori francez e sheh mos implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, ai ka përmendur se i kanë bërë të ditur autoriteteve në Prishtinë që të
bëhët krijimi i Asociacionit të Komunave serbe.

“E kemi bërë të qartë që implementimi i marrëveshjeve të arritura pesë vjetë më parë është shumë i rëndësishëm. Të dy palët kanë marrë disa vendime dhe obligime mbi veten. Ne po ashtu u kemi bërë thirrjeve autoriteteve në Prishtinë që të shkojnë më shpejtë në krijimin e Asociacionit”, ka thënë ambasadori francez për ‘Tanjug’.

Po ashtu Mondolon ka thënë se marrëveshja mes dy vendeve është çështje e ndjeshme dhe kërkon kohë, ndërsa pret që pas pas marrëveshjeve në fazën finale të dialogut të normalizohen raportet mes dy vendeve.

Kujtojmë se agjenica serbe e lajmeve ‘Tanjug’ është e afërt me autoritet në Beograd dhe i shërben mjaftë mirë politikave serbe./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë