Loading…
Ambasadori gjerman për protestën e studentëve serbë – e tepruar dhe e shëmtuar
  • 06/12/2018 | 20:03

...

Ai ka thënë se pozita e serbëve në Kosovë nuk mund të krahasohet me pësimet e serbëve dhe popujve tjerë të Ballkanit gjatë okupimit nazist në Luftën e Dytë Botërore

Ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt ka regaura ndaj përformancës së studentëve serbë në veri të Mitrovivës, me titull “Kosovoswitz”, që aludon në kampin nazist të përqëndrimit Auschwitz, transmeton Gazetametro.net
.

Ai ka thënë se pozita e serbëve në Kosovë nuk mund të krahasohet me pësimet e serbëve dhe popujve tjerë të Ballkanit gjatë okupimit nazist në Luftën e Dytë Botërore.

“Kjo paralele, duke pasur parasysh vuajtjet, sidomos të serbëve dhe të tjerëve në regjion gjatë Holokaustit të zbatuar në Ballkan nën okupimin e Gjermanisë naziste, nuk është vetëm plotësisht i tepruar, por edhe i shëntuar”, ka shkruar ambasadori në Twitter.

Studentët serbë në veri sipas medieve serbe kanë mbajtur një performans me titull “Kosovosëitz”, me një logor të improvizuar dhe tela me xhemba, për të treguar se si, sipas tyre, do të duket jeta e serbëve në Kosovë nëse qëndron taksa në mallin serb./Gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë