Loading…
Ambasadorja Çitaku, flet për seancën e jashtëzakonshme të OKB’së kundër Ushtrisë
  • 15/12/2018 | 16:48

...

Seanca kundër Ushtrisë është thirrur më shumë për të ushqyer opinionin e brendshëm në Serbi dhe për arsyetuar se kinse po punohet diçka atje, kundër Ushtrisë së Kosovës. Nuk pres se kjo ‘Senacë e Jashtëzakonshme’, dikujt do t’ia ndryshojë mendjen, ka thënë Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, elskluzivisht për gazetën Metro.


“Mendoj se e gjithë kjo iniciativë është vetëm humbje kohe. Krejt çka mundem të them është që qëndrimet e shteteve anëtarëve të Këshillit të Sigurimit poashtu janë të ditura, e posaçërisht senaca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit nuk do t’ia ndryshojë mendjen askujt këtu në New York”, ka thënë Çitaku.

Këshilli i i Sigurimit (KS) i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka thirrur një seancë të jashtëzakonshme me iniciativën e Rusisë e cila pritet të bisedojë lidhur me fillimin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës, apo transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, siç quhe ky proces nga Prishtina zyrtare për korrektësi politike.

Argumentet e Rusisë janë se po shkilet Rezoluta e OKB’së 1244, ecila nuk lejon ndonjë forcë të armatosur përpos asaj të KFOR’it, që del si mision paqëruajtës nga kjo Rezolutë e nënshkruar me 10 qershor të vitit 1999 që ishte marrëveshje e kapitullimit të Jugosllavisë ndaj luftës së forcave të NATO’së.

“Sidoqoftë, për ne si Kosovë eshte lehtë, sepse e vërteta dha faktet jane në anen tonë”, ka thënë Çitaku e cila shtoi se tranformimi i FSK’së është punë e kryer dhe se fokusi i energjive duhet të jetë në jetësimin gradual të kësaj nisme historike për Republikën e Kosovës. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë