Loading…
”Ambasadorja që u dorëhoq kërkon ta rrëzojë Trump’in”
  • 11/10/2018 | 18:32

...

Ish-ambasadori i SHBA’së në Izrael, Dan Shapiro, ka bërë një deklaratë interesante në lidhje me ambasadoren e KB që dha dorëheqje, Nikki Haley.


Shapiro ka thënë se ambasadorja amerikane që dha dorëheqje mendon të kandidojë për presidente të SHBA’së, transmeton gazetametro.net

Kjo, edhe pse Haley ka mohuar se planifikon të kandidojë për presidente të vendit.

“Nikki Haley synon të kandidohet për presidente, nëse jo në vitin 2020 atëherë në vitin 2024. Ajo ka fituar reputacion të mjaftueshëm ta mundë Trumpin dhe skandalet e tij”, ka thënë Shapiro për radion ushtarake izraelite.

Ndryshe, Haley para pak ditësh dha dorëheqje nga funksioni i saj si ambasadore e SHBA’së në Kombe të Bashkuara.

Burime të mediave thonë se ajo i kishte thënë Trump se dëshiron pushim dhe të fitojë më shumë para në sektorin privat. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë