Loading…
Amber Rose sërish në lidhje, vjen reperi i tretë në jetën e saj (Foto)
  • 12/08/2017 | 13:35

...

Ajo fillimisht është bërë e njohur ndërkombëtarisht me lidhjen e saj me reperin e njohur Kanye West.

Rose nuk ka një profesion ta caktuar, mirëpo herët në karrierë ishte striptizere, e më vonë ka filluar të konsiderohet edhe si modele dhe aktore.

Lidhja e saj me reperin West filloi në vitin 2010 dhe zgjati dy vite. Njëra prej arsyeve kryesore që Rose është deklaruar se ka ndikuar në ndarjen e saj me West është Kim Kardashian, gruaja aktuale e reperit sot.

Nuk kaloi shumë kohë pas West, Rose filloi sërish një tjetër lidhje me një reper, Wiz Khalifa-n.

Cifti u martua dhe tani kanë një fëmijë, mirëpo nuk janë në lidhje së bashku.

Mbas lidhjeve me dy reperët, tani Amber Rose është në lidhjen e saj të tretë me një tjetër reper. Ai është 21 Savage, artist relativisht i ri në skenën muzikore.

Diferenca 9 vjeçare në moshë mes asaj dhe reperit nuk duket ti pengojë Rose, pasi që ajo është shprehur se dëshiron të martohet me reperin nga Atlanta. /Insajderi/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë