Loading…
Amerika braktisë UNESCO’n, shkak Izraeli
  • 12/10/2017 | 16:12

...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sot vendimin e tyre për t’u tërhequr nga UNESCO, duke përmendur kështu shqetësimet e tyre lidhur me këtë institucion, transmeton gazetametro.net.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga organizata kulturore e OKB-së, UNESCO, dhe shkak sipas Departamentit Amerikan të Shtetit është “paragjykimi i vazhdueshëm kundër Izraelit nga ana e organizatës”. UNESCO ka shprehur kështu shqetësimet e saj për këtë institucion për ndërhyrjet e Izraelit në Jerusalem, qyteti historik i tri feve hyjnore.

Shtetet e Bashkuara i kanë treguar Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO’s se dëshirojnë të mbesin të angazhuar në UNESCO si një vëzhgues joanëtar, të kontribuojnë në pikëpamje, perspektiva dhe ekspertizë për disa nga çështjet e rëndësishme të ndërmarra nga organizata, duke përfshirë mbrojtjen e trashëgimisë botërore, avokimin për liritë e shtypit dhe promovimin e bashkëpunimit dhe edukimit shkencor

Në pajtim me nenin II (6) të Kushtetutës së UNESCO-s, U.S.A. Tërheqja do të hyjë në fuqi më 31 dhjetor 2018. Shtetet e Bashkuara do të mbeten anëtare e plotë e UNESCO-s deri në atë kohë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë