Loading…
Amerika tregon dhëmbët, bombarduesit fluturojnë mbi Korenë
  • 11/10/2017 | 13:18

...

Dy bombardues strategjik amerikan kanë fluturuar mbi Gadishullin Korean të martën mbrëma duke demonstruar forcën amerikane, ndërsa presidenti Donald Trump është takuar me zyrtarët më të lartë të mbrojtjes për të biseduar si të përgjigjet në çfarëdo kërcënimi nga Koreja Veriore.


Tensionet në mes të SHBA dhe Koresë Veriore janë rritur shumë pas një sërë të provave të armatimit të Phenianit dhe shumë deklaratave luftënxitëse në mes të Trump’it dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong Un.

Javëve të fundit Koreja Veriore ka lëshuar dy raketa mbi Japoninë dhe ka kryer testimin e gjashtë nuklear me kokë nukleare e cila do të mund ta godiste kontinentin amerikan.

Dy bombarduesit B-1B të forcave ajrore amerikane i kanë përcjellë dy aeroplanë luftarak F-15K të ushtrisë jugkoreane pasi që kanë fluturuar nga baza e tyre në Guam, kanë thënë të mërkurën në Shtabin e përgjithshëm të Koresë Veriore, transmeton gazetametro.net.

Pasi që kanë hyrë në hapësirën ajrore të Koresë Jugore, dy bombardues kanë kryer ushtrimin me raketa ajër-tokë në ujërat afër bregut lindor të Koresë Jugore, më pas fluturuan mbi ujërat në mes të Koresë Jugore dhe Kinës në mënyrë që ta përsërisin ushtrimin, është theksuar në kumtesë.

Ushtria amerikane në kumtesë të posaçme ka thënë se në ushtrime i janë bashkangjitur edhe aeroplanët luftarak të Japonisë, duke zbatuar ushtrimin e parë të kombinuar në kushtet e natës të bombarduesve amerikan dhe aeroplanëve luftarak të Koresë Jugore dhe Japonisë.

Trump të martën ka biseduar për mundësin e reagimit në çfarëdo agresion të Koresë Veriore apo si të parandalohet Pheniani që mos t’i rrezikojë SHBA apo aleatët e tyre me armatim nuklear, është theksuar në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Trump’in e kanë informuar ministri i mbrojtjes James Mattis edhe kryeshefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane gjenerali Joseph Dunford në mbledhjen me anëtarët e ekipit të tij për siguri kombëtare, thuhet në kumtesë./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë