Loading…
Amerikanët dhe britanikët me 18 mijë ushtarë në kufi me Rusinë
  • 13/06/2018 | 15:33

...

Forcat elitare të ushtrive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe kanë zhvilluar një ndër stërvitjet më të mëdha ushtarake në botë, përgjatë shteteve të Baltikut, të cilat gjenden në kufi me Rusinë, transmeton Gazeta Metro.

Divizioni i Marinës Mbretërore britanike ka patrulluar rreth 30 kilometra në lindje të kryeqytetit të Letonisë, Riga, ndërkohë që e tërë stërvitja shtrihet nga Poznani në perëndim të Polonisë deri thellë në Letoni duke mbulur disa prej shteteve që ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Përveç forcave britanike, në ushtrim kanë marrë pjesë edhe ato amerikane, norvegjeze dhe nga 15 shtete të tjera, duke formuar një personel prej 18 mijë ushtarësh – 12,500 prej të cilëve ishin amerikanë.

Shtetet perëndimore kanë forcuar praninë në lindje të Europës, që kur Rusia kishte aneksuar ushtarakisht rajonin e Ukrainës, Krimenë dhe vazhdon të shkaktojë probleme me rebelët në lindje të Ukrainës. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë