Loading…
Amerikanët emërojnë rrugën e ambasadës ruse me emrin e opozitarit të vrarë rus
  • 11/01/2018 | 15:36

...

Pushteti në Washington ka vendosur t’ia ndërrojë emrin rrugës në të cilën gjendet ambasada e Federatës Ruse në Washington dhe e kanë emëruar sipas politikanit të vrarë opozitar rus.

Fjala është për Boris Nemcov i cili ishte ekzekutuar para Kremlinit në vitin 2015, ndërsa këshilli për emërtimin e rrugëve thotë se vendimi është marrë “për nder të aktivistit të vrarë demokrat”, shkruan BBC.

Politikanët rusë kanë reaguar ashpër për këtë vendim, ndërsa Vladimir Zirinovski, udhëheqësi i partisë ekstreme nacionaliste LDPR, e ka quajtur këtë vendim “dredhi të ndyrë”.

Me të është pajtuar edhe anëtari i Partisë Komuniste Dimitri Novikov, i cili ka thënë se “pushteti amerikan është duke u përzier tepër në çështjet e brendshme të Rusisë”, transmeton gazetametro.net.

Të përkujtojmë, Boris Nemcov, kritiku më i madh i Vladimir Putin’it, u vra në shkurt të vitit 2015 derisa kthehej në shtëpi nga një restorant në Moskë. Një pllakë e vogël është vendosur në afërsi të vendit ku është vrarë dhe shpesh është cak i vandalëve, ndërsa pa respekt ndaj saj sillen edhe pastruesit e rrugëve.

Vajza e Nemcov’it, Zhana ishte në Washington në fillim të dhjetorit dhe u pajtua me emërtimin e rrugës në emër të babait të saj.

“Regjimi aktual rus dëshiron të shfarosë çdo kujtim për babin tim, gjë që është edhe logjike, sepse ai paraqet dëshirën për ndryshime”, ka thënë vajza e politikanit të vrarë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë