Loading…
Amerikanët lëshojnë mushkonjat vrasëse të modifikuara gjenetikisht
  • 13/11/2017 | 11:34

...

Këto insekte janë modifikuar në kompaninë MosquitoMate, dhe duhet të zvogëlojnë komunitetin e egër të mushkonjave tigër.


Agjencia amerikane për mbrojtje të mjedisit (EPA) ka miratuar që në 20 shtete federale duke përfshirë edhe kryeqytetin të lëshohen në natyrë mushkonjat të cilat duhet ta zvogëlojnë popullimin e mushkonjave të egër tigër duke e infektuar me bakterin Wolbachia pipientis, transmeton gazetametro.net.

Në natyrë do të lëshohen vetëm meshkujt e infektuar të cilët nuk e sulmojnë njeriun. Kur mushkonjat e infektuara i mbarësojnë femrat e egra  të cilat nuk e kanë bakterin e njëjtë, vezët e mbarësuara  nuk do të zhvillohen sepse kromozomet mashkullore nuk do të zhvillohen në mënyrë të rregullt.

Shkencëtarët nga MosuquitoMate pretendojnë se mushkonjat e infektuara me kohë do ta zvogëlojnë dukshëm popullimin e mushkonjave tigër. Përparësia e kësaj metode në raport me atë të zakonshme është se nuk ka nevojë për spërkatje me kimikale dhe nuk pësojnë insektet dhe lloji tjetër i mushkonjave.

“Kjo është mënyrë jo kimike e luftës kundër mushkonjave prandaj presim se do të jetë atraktive”, ka thënë për revistën “Nature”, David O’Brohta, entomologu i Universitetit të Merilendit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë