Loading…
Amnesty International kërkon largimin e refugjatëve nga i ftohti në Greqi
  • Jan 12, 2017 | 10:02

...

Gjendja e refugjatëve në kampet e Greqisë është paraqitur sot edhe nga Amnesty International, e cila e përshkruan se si refugjatët janë në rrezik që të ngrijnë  për vdekje në ishullin grek të goditur nga i ftohti i madh, të zënë në grackë nga politikat çnjerëzore të BE-së.


“Burra, gra dhe fëmijë janë duke mbijetuar nëpër tenda të mbuluara me borë dhe në temperatura nën zero. Ata janë të lënë në të ftohët para dyerve të Evropës. Çfarë shoqërie mund t’i trajtojë njerëzit në këtë mënyrë”, thuhet në reagimin e Amnesty International.

Duke shpjeguar situatën nga dakordimi i marrëveshjes në mes të BE-së dhe Turqi-së në mars të vitit të kaluar, AI thotë se liderët evropian i grumbulluan azil kërkuesit në ishujt grekë me pritje që t’i kthejnë mbrapa në Turqi, me supozim të dyshimtë se të drejtat e tyre do të respektohen atje. Por kthimi sipas AI-së, nuk ndodhi në mënyrë të cilën e kanë pritur liderët, duke rezultuar me mbipopullim, ankth dhe humbje të shpresave.

Amnesty International, siç edhe transmeton gazetametro.net, thotë se kjo do hyjë në histori si një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive.

Tani, në këto temperatura të ngrirjes, Amnesty International shkruan se jetët e njerëzve janë në rrezik serioz.

“Duhet të veprojmë menjëherë. Të shtyhet Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker për të vënë jetët e njerëzve në rend të parë dhe të angazhoj qeveritë e KE që t’i largojnë refugjatët nga ishujt greke nëpër vende tjera evropiane”, thuhet në reagimin e tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë