Analistët serbë të intervistuar nga televizioni beogradas N1 besojnë se procesi i Brukselit është në qorrsokak dhe se dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë i nevojitet një restart.
Srecko Djukic, ish diplomat, ka thënë se Beogradi e Prishtina po fortifikohen në pozicionet e tyre.
“Prishtina po kërkon qëllimin maksimal – d.m.th. pavarësinë dhe hyrjen në OKB, ndërsa Beogradi është i vetëdijshëm për gjithë atë që e ka lëshuar”, ka thënë ai për N1, transmeton gazetametro.net..
Sipas tij, Beogradi e ka huqur rastin që temat të cilat kanë rëndësi për të t’i vërë në rend dite në kohën e duhur – para se t’i ketë lëshuar institucionet në veri.
“Tash është tepër vështirë të fusësh në bisedime ndonjë temë të re, si për shembull pozitën e kishës, sepse kjo nuk i intereson Kosovës. kështu që ne jemi në një situatë shum të pavolitshme. Ne i kemi humbur atutë nga dora”, ka thënë ai.
N1 konstaton se pavarësisht pesimizmit në Beograd, burimet e agjencisë Beta në Bruksel kanë thënë se Federica Mogherini po përpiqet që deri në fund të vitit ta fuqizojë dialogun dhe të mos heqë dorë që marrëveshja ligjërisht e obligueshme të arrihet deri në fund të vitit 2019./gazetametro.net