Loading…
Analisti amerikan: SHBA dhe BE lëshuan balona provuese rreth ndarjes
  • 20/08/2018 | 10:59

...

Tema e shkëmbimit eventual të territoreve mes Serbisë e Kosovës ka futur në debat edhe fytyra të njohura të publicistikës amerikane.


Analisti amerikan, Janus Bugajski, thotë se një proces i ndarjes apo këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të kërkonte së paku 4 kushte që të realizohet në mënyrë paqësore: 1. Njohjen e ndërsjellë; 2. Vendimin e Parlamentit apo referendumit popullor; 3. Ndërmjetësimin ndërkombëtar; 4. Ndihmë për qytetarët e prekur nga këmbimi i territoreve

K.D: Çka mendoni rreth deklaratave të fundit të presidentit Thaçi, i cili tha se favorizon “korrigjim të kufijve” me Serbinë, dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën?

Bugajski: Edhe Prishtina, edhe Beogradi duket sikur po i përgjigjen njëfarë drite jeshile që po vjen nga Washingtoni dhe Brukseli për të diskutuar këmbimin potencial të territorit. Presidenti Thaçi qartazi që dëshiron ta sjellë Preshevën në diskutim dhe jo të përballet me një mundësi të dorëzimit të njëanshëm të veriut të Kosovës.

Ndryshe, Thaçi e Vucic çdoherë e më shumë po e rrisin intensitetin e trajtimit të kësaj teme, duke përmendur një zgjidhje përfundimtare.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë