Proceset politike e diplomatike dhe negociatat, gjithmonë përcillen nga një mbështetje profesionale, e eskpertëve, thotë gazetari i “Danas”-it, Bozidar Andrejic
Ndonëse zyrtarët thonë se nuk ka bisedime të fshehta për Kosovën, është vëshirë të paramendohet se rreth diçkaje që zgjatë pesë vite dhe quhet proces, asgjë nuk përgatitet, thotë për televizionin N1 gazetari Bozidar Andrejic.
Duke u ndërlidhur me ambasadorin e dikurshëm të ShBA-ve në Beograd, Cameron Munter, se “nuk ka bisedime të fshehta për Kosovën”, gazetari i “Danas”-it thotë se beson se njëfarë këmbimi ekziston.
“Ndoshta nuk ka bisedime të fshehta në nivel të lartë, por nuk mund të mendoj se diçka zgjat pesë vjet dhe quhet proces, është nën lupën e BE-së, publikut, Rusisë… e që diçka prapa të mos përgatitet. Përkundrazi, mendoj se për këtë vetëm flitet pak. Besoj se ekziston njëfarë këmbimi i lertave”, ka thënë ai transmeton gazetametro.net.
Ndoshta nuk ka bisedime të fshehta, thotë Andrejic, por ka bisedime misterioze.
Siç ka thënë ai, dialog të drejtpërdrejtë ndërmjet Beogradit e Prishtinës nuk ka, sepse edhe njëra edhe pala tjetër janë të vetëdijshme se gjërat po i afrohen fundit dhe tash e forcojnë pazarin e pozicionet.
Por, shton ai, ekipte e ekspertëve janë të përfshirë në bisedime.
Proceset politike e diplomatike dhe negociatat, gjithmonë përcillen nga një mbështetje profesionale, e eskpertëve, thotë analisti.
“Ekipet e njerëzve punojnë për atë që dy veta më pas të dalin e të llomotisin diçka para mikrofonëve”, ka shtuar ai.
“Mendoj se vullneti për bisedime nuk është çështje e vullnetit, por obligim, fuqia e rrethanave dhe fuqia e fuqive të mëdha shtyn drejt zgjidhjes”, mendon ai./gazetametro.net