Loading…
Ancelotti i kthehet futbollit, pranë marrëveshjes me klubin e ri
  • 22/05/2018 | 22:12

...

Carlo Ancelotti do t’i kthehet menaxhimit në futboll që nga sezoni i ardhshëm. Mediat në Itali kanë bërë të ditur që gjatë mbrëmjes së sotme është mbajtur një takim me rëndësi në mes të trajnerit italian dhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Gianluca di Marzio raporton që orët në vazhdim mund të jenë vendimtare në arritjen e një marrëveshjeje për ta sjellë në San Paolo strategun e famshëm.

Në anën tjetër, Napoli po pret përgjigje nga trajneri aktual, Maurizio Sarri, të cilit i është ofruar kontratë e re, por Sarri ka oferta me rëndësi nga klube në Angli dhe në shtete të tjera.

Më parë është raportuar që Sarri mund ta zëvendësojë Conten te Chelsea. Së fundi, Ancelotti kishte qenë trajner i Bayernit në Gjermani, ku ishte shkarkuar pas një përplasjeje me lojtarët dhe humbjes 3-0 ndaj PSG’së në Champions. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë