Loading…
Android e përcjellë lëvizjen tuaj edhe nëse e keni ndalur atë mundësi
  • 05/12/2017 | 18:19

...

Pjesa dërrmuese e telefonave mobil që punojnë në sistemin operativ Android e fikin opsionin që lejon të përcaktohet lokacionin i pajisjes për shkaqe të privatësisë, por edhe për të kursyer baterinë.


Por opsioni Location Share aktivizohet vetvetiu, ka treguar një hulumtim i Quartz, që është konfirmuar edhe nga Google.

Aktivizimi i këtij opsioni mbledh informatat e lëvizjeve të përdoruesit dhe i dërgon në qendrën e Google. Kjo ka ndodhur që prej fillimit të vitit 2017.

Lëvizjet që i keni bërë me telefon përcillen përmes të ashtuquajturës Cell ID, që shkëmben informata me stacionin qendror, bëhet për të mundësuar përshpejtimin e dërgimit të të dhënave.

Quartz ka zbuluar se të gjithë telefonat modern dërgojnë informata të vendndodhjes te Google, edhe në rastet kur nuk është futur SIM kartela. Shkëmbimi i informatave me Cell ID fillon prej momentit kur telefoni lidhet me internet.

Sipas GSM Arena, Google nuk i ka keqpërdorur të dhënat në asnjë mënyrë, dhe se Cell ID do të mbyllet, ndërsa në dhënat do të kodohen.

Megjithëse ka premtuar se nuk do të përdorë më opsionin Cell ID, padyshim që është goxha e pakëndshme të dish që Google mbledh informata të lëvizjeve që bëjnë përdoruesit edhe në rastet kur ata në mënyrë të hapur kanë zgjedhur që kjo të mos ndodh. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë