Loading…
Android ka një shërbim të fshehur ‘për panikë’: Ja pse duhet ta aktivizoni
  • 11/07/2017 | 18:46

...

Në mënyrë sekrete, Google ka shtuar një funksion të ri të cilin duhet ta aktivizoni menjëherë.


Gjiganti teknologjik nuk e ka bërë fare publike instalimin e një shërbimi të ri për sigurinë e telefonave të mençur me sistem operativ Android. Sipas medieve ndërkombëtare, shërbimi që quhet ‘panic mode’ shërben për njohjen dhe largimin e të gjitha aplikacioneve që duken nga jashtë si të zakonshëm, por në fakt janë viruse që vrasin pajisjet tuaja të shtrenjta.

Ky shërbim aktivizohet automatikisht në momentin kur ju shtypni butonin ‘prapa’ shumë herë me radhë, gjë që telefoni e identifikon si përpjekje e juaj që të largoheni nga ndonjë aplikacion virus.

Për ta pasur shërbimin ‘e panikut’, duket ta rifreskoni sistemin operativ të pajisjes në Android Nougat, ndërsa është standard për sisteme më të reja. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë