Loading…
Anëtarë të strukturave ilegale arrestohen për shpiunazh në Kosovë
  • 13/09/2017 | 23:01

...

Burime anonime nga Policia e Kosovës njoftojnë se gjatë ditës së sotme dhe në orët e mbrëmjes, është zhvilluar një operacion i gjerë dhe është gjetur material, në të cilin dëshmohet mbledhja e paligjshme e të dhënave personale për shtetas të Republikës së Kosovës.


Këto burime bënë të ditur për KosovaPress se mbledhjen e të dhënave personale për shtetas të Republikës së Kosovës, e kane realizuar pjesëtarë të strukturave ilegale, të maskuar që punonin “kinse në emër të një organizate humanitare”.

Të dhënat e mbledhura kanë pasur për qellim që nesër të dërgohen në një vend fqinj.

Kjo vepër sipas Ligjit cilësohet si “spiunazh armiqësor”.

Konfirmohet se ka pasur bastisje të zyrave dhe të veturave të personave të dyshuar në disa qytete të Kosovës.

Mediat serbe në Kosovë kanë deklaruar se behet fjalë për arrestime të veprimtareve të Kryqit të Kuq. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë