Loading…
Angela Merkel kërkon edhe një mandat duke kënduar (Video)
  • 12/09/2017 | 23:34

...

Stresin dhe lodhjen e fushatës, pak ditë para zgjedhjeve kancelarja Angela Merkel e kalon edhe duke kënduar. Këtë ka bërë edhe gjatë një takimi elektoral, ku ky moment është kapur nga kamerat.


Në fushatë zgjedhore dhe e gëzuar. Merkel kandidon për një mandat të katërt si kancelare e Gjermanisë dhe duket se po e shijon në maksimum këtë eksperiencë.

Në një video amatore të publikuar nga DV, Merkel shihet teksa nis të këndojë gjatë një takimi me mbështetës teksa këngëtarja i drejton mikrofonin.

Por nga ana tjetër, siç duket e kapur nga euforia e fushatës, kancelarja ka urdhëruar fillimin e dëbimit të azilkërkuesve afganë nga Gjermania.

Ndryshe nga disa muaj më parë, që kur ishte ndërprerë ky dëbim,  tashmë do te riatdhesohen vetëm ata refugjatë afganë që kanë të shkuar kriminale apo që ka të dhëna se i përkasin ndonjë organizate terroriste.

Por organizatat humanitare kritikojnë vendimin e kancelares Merkel, sepse situata në Afganistan është mjaft e rrezikshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë