Loading…
Angelina Jolie është përdorur si karrem nga Gjykata e Hagës
  • 11/10/2017 | 19:13

...

Email’ët e hakuar zbulojnë se Angelina Jolie i është ofruar Gjykatës ndërkombëtare të Hagës si “karrem”.


“Times” ka publikuar ekskluzivisht korrespondencën e hakuar në mes të prokurorit të Hagës Louis Moreno Ocampo dhe fitueses së Çmimit Oscar, Angelina Jolie.

Ata të dy në vitin 2012 kanë planifikuar arrestimin e kriminelit të luftës nga Uganda Joseph Kony, ku ajo është ofruar si karrem për ta tërhequr atë.

“Harroni për të tjerët, ajo është ajo që është e gatshme ta arrestojë Kony’n, e ndoshta e merr me vete edhe Brad’in, ka shkruar prokurori në një email zyrtar. Pastaj i është drejtuar aktores. “Mund të jesh bashkë me forcat speciale të cilët po e ndjekin. A mund të vijë Brad’i me ty”, e kishte pyetur Moreno Ocampo, në çka Angelina ishte përgjigjur: “Brad më përkrahë, hajde ta shqyrtojmë logjistikën, kiss…” Më vonë është përmendur opsioni në të cilin Jolie, aktiviste shumëvjeçare e të drejtave të njeriut, do të tentojë ta joshë Kony’n të vijë në darkë ku do të kishin “biseduar”, transmeton gazetametro.net.

Është e qartë se plani nuk kishte lëvizur nga ajo fazë, pasi Kony është ende në arrati. Në më shumë se 40.000 email’a të dala në opinion, Jolie dhe prokurori kanë biseduar për gjëra dhe probleme të ndryshme, por atë më nuk e kanë përmendur.

Moreno Ocampo ka qenë Kryeprokuror i ICC prej vitit 2003 deri në vitin 2012, por duket se në një mënyrë i kishte mbetur hatri, pasi para fundit të angazhimit të tij, aktorja më nuk i përgjigjej mesazheve të tija, trasnmeton gazetametro.net

“E dashura Angie, shpresoj se je mirë. Më mungon”, është vetëm një nga email’et të cilën e ka dërguar prokurori, e në të cilin ajo nuk është përgjigjur.

Jolie ka refuzuar të komentojë email’ët e publikuar, transmeton “Times”./gazetametro.net.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë