Loading…
Anglezët tentuan të shënojnë kur kroatët po festonin |VIDEO
  • 13/07/2018 | 00:23

...

Tre Luanët janë munduar që ta shfrytëzojnë festën e kroatëve pas golit të Mario Mandzukiq për ta barazuar rezultatin, në përballjen gjysmëfinale të Rusia 2018. 


Kroacia ka bërë mrekullinë të mërkurën mbrëma duke mundur Anglinë për të kaluar në finalen e Kampionatit Botëror Rusia 2018.

Padyshim që anglezët kanë kaluar një “makth” në këtë ndeshje dhe kjo vërehej edhe në sytë e lojtarëve dhe tifozëve.

Por një skenë e pazakontë nga ana e anglezëve ka ndodhur në këtë ndeshje dhe kjo është kapur nga kamerat amatore.

Anglezët kanë tentuar të shënojnë gol, kur kroatët ishin duke festuar golin e Mario Mandzukiq në minutat shesë të takimit.

Mirëpo, ata janë zënë në pozicion jashtë loje dhe kjo tentativë ishte ndër më dëshpërueset për Anglinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë