Shumica e qytetarëve të Serbisë e dëshirojnë Kosovën në kuadër të shtetit të tyre, por shumica e të anketuarve nuk janë të gatshëm të sakrifikohen për Kosovën, nëse ky do të ishte kushti për zgjidhjen e statusit përfundimtar, sipas një ankete të kompanisë Ipsos Strategic.
Gjysma e qytetarëve thanë se i përcjellin zhvillimet në Kosovë, ndërsa gjysma tjetër tha se nuk i përcjellë fare. Shumica e tyre nuk janë të gatshëm personalisht të sakrifikojnë, nëse ky do të ishte kush për zgjidhje, transmeton GazetaMetro.net
Drejtori i IPSOS, ka thënë se ka një konfuzitet të madh në mesin e banorëve lidhur me çështjen e Kosovës.
Srdjan Bogosavljevic tha se ndërmjet 15-20 përqind të qytetarëve janë për ndarjen, duke siguruar të drejtat për serbët që do të mbeteshin në Kosovë.
Ai vlerësoi se tema e Kosovës nuk renditet në nivelin më të lartë, kur flitet për temat të cilat qytetarët e konsiderojnë të rëndësishme.
Bogosavljevic tregoi se 22 përqind e serbëve zgjedhën opsionin se duhet hequr Kosova nga preambula e Kushtetutës së Serbisë, ndërsa 26 përqind se ajo duhet të mbetet, ndërsa 36 përqind nuk janë të vendosur. /gazetametro.net