Loading…
Anulohet shfaqja Bordel Ballkan, kthehen mbrapa 400 shikues
  • 31/01/2018 | 10:02

...

Shfaqja “Bordel Ballkan”, njëra prej më të shikuarave në Teatrin Kombëtar të Kosovës, është anuluar të martën, 20 minuta para kohës kur është dashur të niste.

Këtë veprim TKK-ja e ka ndërmarrë pasi aktori Armend ka refuzuar të marrë pjesë në shfaqje në shenjë proteste për pakënaqësitë e tij ndaj institucionit ku punon, TKK-së. Kësisoj TKK-ja nuk ka hapur dyert për ata që kanë rezervuar mbi 100 bileta dhe të tjerët që kanë lënë t’i presin biletat pak para se të niste shfaqja.

“Me përgjegjësi mund të them se rreth 400 veta janë kthyer mbrapa sonte. Kjo është njëra prej shfaqjeve më të shikuara në TKK dhe sonte kanë ardhur shumë njerëz pasi ka kohë që nuk është dhënë ‘Bordel Ballkan’”, ka thënë organizatori i TKK-së, Beqir Beqiri. Në mbrëmjen e së martës drejtori i përgjithshëm dhe udhëheqësi artistik nuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike të gazetës.

Armend Baloku

Aktori Armend Baloku ka refuzuar të luajë duke përdorur si shkas disa akuza për udhëheqësit e TKK-së. Këtë e ka bërë nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.

“Në shenjë proteste sonte nuk do të interpretoj në shfaqjen ‘Bordel Ballkan’”, ka shkruar ai në profilin e tij. Aty ka shkruar se ka kohë që ka reaguar përbrenda institucionit, lidhur me nivelin e ulët, qoftë të organizimit nga ana e menaxhmentit, qoftë nga ana artistike e, sipas tij, fatkeqësisht asgjë nuk ka ndryshuar.

Akuza brenda stafit të TKK-së shpërthyen javën e kaluar midis drejtorit të përgjithshëm, Agim Sopi dhe Këshillit Drejtues, që nisën në lidhje me programin e këtij viti, shkruan Koha Ditore.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë