Loading…
Apokalips në Kaliforni: Zjarri arrin deri tek shtëpitë luksoze të yjeve të Holivudit
  • 18/12/2017 | 09:16

...

Në Kaliforni po mbretëron apokalips i vërtet. Atje po zgjasin me javë të tëra zjarret të cilat po i gëlltisin shtëpitë dhe pyjet. Janë evakuuar qindra mijëra njerëz, ndërsa zjarrfikësit nuk mund të thonë se kur do ta mundin këtë përbindësh të tmerrshëm, sepse vazhdimisht po krijohen zjarre të reja, transmeton gazetametro.net.


Zgjerimin e zjarrit po “ndihmojnë” erërat e forta të nxehta dhe thatësia të cilat po e vështirësojnë shuarjen. Zjarri të cilin momentalisht nuk po mund ta ndalin e ka marrë emrin “Thomas”. Me të po luftojnë tetë mijë zjarrfikës, një mijë automjete të zjarrfikësve si dhe qindra aeroplanë, traktorë ajror dhe helikopterë, dhe në ndihmë kanë arritur edhe gjigantët ajrorë, aeroplanët e udhëtarëve DC10 të adaptuar për shuarjen e zjarrit.

Në shuarje janë angazhuar edhe të burgosurit nga burgjet lokale, të cilëve, pjesëmarrja në shuarjen e zjarrit, mund t’iu merret parasysh gjatë kërkesave për zvogëlimin e dënimeve, transmeton gazetametro.net.

Zjarri gjatë fundjavës ka arritur deri te shtëpitë e shumë yjeve të Holivudit. Janë rrezikuar mijëra shtëpi në rajonin Ventura në Santa Barbara si dhe në vendin Montecit ku janë vendosur vilat elite të shumë yjeve amerikane siç është Oprah Winfrey, Patrick Steward, fituesi i Oskarit Jeff Bridges si dhe aktorja Drew Blythe Barrymore.

Krahas “Thomas’it”, u shfaqë edhe një zjarr i madh, “Rye” në afërsi të Santa Clarita i cili, sipas parashikimeve të zjarrfikësve, po i kërcënon më tepër se 5.000 shtëpi. Por, kjo nuk është e tëra, u shfaq edhe një zjarr tjetër me emrin “Creek” shumë afër vendbanimit elitar Bel Air, si dhe një zjarr afër San Diego’s./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë