Steve Wozniak, me Steve Jobsin bashkëthemelues i Apple-s, vetë në fillimet e tyre ka ndërtuar, siç thotë Jobsit, vetëm 200 ekzemplarë të Apple 1-së gjatë dhjetë muajve të vitit 1976 e 1977
Një ekzemplar i rrallë i kompjuterit Apple 1, modelit të parë të kësaj kompanie dhe legjendës së informatikës, është shitur në ankand në ShBA për 350.000 dollarë, ka njoftuar shtëpia e ankandit nga Boston, transmeton gazetametro.net.
Steve Wozniak, me Steve Jobsin bashkëthemelues i Apple-s, vetë në fillimet e tyre ka ndërtuar, siç thotë Jobsit, vetëm 200 ekzemplarë të Apple 1-së gjatë dhjetë muajve të vitit 1976 e 1977, ka bërë të ditur shtëpia e ankandit “RR. Auctions”.
I shitur për 666,66 dollarë në dyqanin “Bit shop” në Luginën e silikoneve, Apple 1 ka qenë ndër modelet e para të kompjuterëve personalë të cilët blerësve u kanë ardhur të montuar.
Bëhet e ditur se kompjuteri i shitur më parë është restauruar dhe është kthyer në gjendjen origjinale, me monitor, pllakën amë, kasetofoinin, kablot, tastierën dhe komponentet tjera.
Thuhet së pas restaurimit kompjuteri ka punuar në mënyrë të persosur dhe se sistemi “pa probleme e ka kaluar testimin tetorësh.”
Vlerësohet se edhe më tej ekzistojnë 63 ekzemplarë të kompjuterit të parë të Apple-it, vetëm një pjesë e të cilëve ende është funksionale./gazetametro.net