Loading…
‘Apple’ njofton, modelet e reja të iPhone dalin me 12 shtator
  • 02/09/2018 | 14:14

...

Aksionet e Apple arritën maja rekord gjatë së enjtes, pasi u njoftua se kompania do të organizonte një event më 12 shtator në kampin e saj “Cupertino”, ku pritet gjerësisht të zbulohen edhe modelet e reja të “iPhone”-ve.


Në kulmin e tyre, aksionet u rritën në mbi 228 dollarë secili, mes spekulimeve se Apple po planifikon të publikojë 3 “smartphone” të rinj gjatë këtij viti, përfshi njërin me një ekran më të madh sesa modelet e mëparshme.

Analistët presin gjithashtu që Apple të publikojë një “iPhone” me ekran me buzë të thyera, të ngjashëm me “iPhone X”, por duke përdorur teknologji për ekrane LCD më pak të kushtueshme, shkruan atsh.

Ftesa e Apple për këtë event kishte një ngarkesë të madhe të ngjyrës së artë, duke shtuar spekulimet se kompania po planifikon të publikojë pasuesin “gold” të “iPhone X”, i cili ka qenë i disponueshëm vetëm në ngjyrë të argjendtë dhe gri vitin e kaluar.

Dokumentet e dorëzuara në Komisionin federal të Komunikimit në SHBA dhe të zbuluara këtë vit, tregojnë se Apple ka kërkuar miratimin për një version “të artë” të “iPhone X”.

Apple ka publikuar prej vitesh modelet e reja në javën e dytë të shtatorit, e zakonisht përditëson edhe linjat e tjera të produkteve, si për shembull “Apple Watch”.

Apple nis shitjen e “iPhone”-ve të rinj vetëm pak javë pasi i lançon në eventet e bujshme, duke i paraprirë në kohë sezonit të blerjeve të pushimeve të fundvitit.

“iPhone X”, me një çmim prej 999 dollarësh, e ndihmoi Apple të tejkalojë pritshmëritë për shitjet në Wall Street. Investitori Warrant Buffett tha se “iPhone” ishte “jashtëzakonisht i nënvlerësuar” edhe kur kostoja e tij shkon në 1000 dollarë, duke parë sesa i pazëvendësueshëm është bërë për shumë njerëz në botë.

Më të fundit
...
  • 15/11/2018 | 23:58
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë