Loading…
Apple nxjerr në shitje kompjuterin që kushton 5 mijë euro
  • 13/12/2017 | 14:41

...

Në muajin qershor, Apple kishte paralajmëruar kompjuterin më të mirë të kompanisë, të dizajnuar për profesionistë që kanë frekuencë të lartë të punës në zyrë apo në ambiente të tjera, transmeton Gazeta Metro.


Sot, Apple përditësoi ëebsiten dhe bëri të ditur që çmimi i iMac Pro do të sillet rreth 5 mijë euro, varësisht nga performancat që zgjidhen apo pajisjet përcjellëse.

iMac Pro do të ketë procesor Xeon, ekran 5K dhe kartelë grafike Radeon Vega GPU, krejt këto speficika të një makinerie kompjuteri shumë të fuqishme.

Natyrisht, Apple nuk e lë asnjëherë anash edhe dizajnin e jashtëm, pasi që edhe iMac Pro duket jashtëzakonisht bukur dhe me dizajn ergonomik. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë