Loading…
Apple paralajmëron veturën pa shofer
  • 15/06/2017 | 22:17

...

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook, ka konfirmuar se kanë zhvilluar planin për veturën pa shofer, transmeton Gazeta Metro.


Cook ka thënë se është ende shumë herët të flitet se a do të bashkëpunojnë me ndonjë kompani të veturave apo do të bëjnë gjithçka vet nga fillimi.

Në një intervistë për agjensionin e lajmeve Bloomberg, ai konkretisht ka thënë se kompania është duke punuar mbi teknologjinë e veturës pa vozitës.

 

“Ne jemi fokusuar në sistemin autonom dhe qëllimi kryesor i joni është vetura pa vozitës, por egzistojnë edhe plane tjera.” –ka thënë Tim Cook, për Bloomberg ku ka shtuar se ky projekt llogaritet si “nëna e të gjithë projekteve që kanë pasur intelegjencë artificial”, përcjell gazetametro.net

Ai gjithashtu ka thënë se ky është edhe njëri ndër projektet më të rënda që është bërë.

“Do të shohim se ku do të na drejtojë kjo gjë” – ka thënë ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë