Loading…
Apple prezanton dhjetëra ‘emoji’ të reja
  • 06/10/2017 | 18:27

...

Kompania gjigante e teknologjisë, Apple, ka bërë të ditur që në përditësimin e ri të sistemit operativ iOS do të prezantojë një numër të madh të simboleve që tregojnë emocione – emoji, transmeton gazetametro.net


Ndër simbolet e reja do të jenë fytyra të qeshura, opcione të barabarta në aspektin gjinor, krijesa mitike, rroba, ushqime e kafshë.

Të gjitha këto simbole të reja virtuale do të jenë të integruara në përditësimin e iOS, 11.1.

Gjithashtu, ndër emojit tjera do të jenë edhe ato që janë të dizajnuara për të promovuar barazinë, si për shembull simbolet e njerëzve me ngjyrë të lëkurës apo me mbulesë islame.

Momentalisht, përditësimi i fundit i sistemit iOS është ai 11.0.1 që është lëshuar ditë më parë për të përmirësuar disa gabime të sistemit bazë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë