Loading…
Apple prezanton dy telefonat e ri: iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus (Foto/Video)
  • 12/09/2017 | 20:27

...

Gjiganti amerikan, Apple, në një konferencë të sotme, ka prezantuar pajisjet e reja të telefonave mobilë, që quhen iPhone 8 dhe lloji tjetër iPhone 8 Plus, transmeton Gazeta Metro.


Phil Schiller nga kompania prezantoi para publikut botëror risitë e shumëpritura të Apple në telefonat e ri. Siç tha ai, kompania tashmë është në gjendje të prodhojë shumë më shumë teknologji të re, që do t’i japin një tjetër dimension tregut gjigant të telefonave të mençur.

iPhone 8 duket si paraardhësi i tij, 7, por është i tëri i veshur me material prej xhami dhe vjen në tri ngjyra: të argjendtë, të hirtë dhe rozë e artë. Risia më e madhe është se prej tani, telefonin mund ta rimbushni me rrymë pa tela, pasi kjo gjeneratë e iPhonëve përkrah rimbushjen wireless.

Çmimi i tij do të fillojë me 700 dollarë për modelin me 64 GB, kurse iPhone 8 Plus do të fillojë me 800 dollarë. Në këtë konferencë është prezantuar edhe iPhone X, që sipas Tim Cook, drejtorit të Apple, është modeli që do të përcaktojë rrugëtimin e teknologjisë për dekadën e ardhshme.

Ngjarjen e Apple ku po prezantohen telefonat e ri mund ta ndiqni live KËTU./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë