Loading…
Arbana Hajredinaj është nominuar për çmimin e madh për Artin Pamor “The Global Art Awards”
  • 06/11/2017 | 10:22

...

Fituesit përfundimtar për kategoritë e ndryshme do të shpërblehen me një çmim në të holla dhe solo-ekspozitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kurse çmimi i parë do të marr edhe Oskarin për Artin pamor.


Fituesit përfundimtar për kategoritë e ndryshme do të shpërblehen me një çmim në të holla dhe solo-ekspozitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kurse çmimi i parë do të marr edhe Oskarin për Artin pamor.

Artistja kosovare Arbana Hajredinaj është nominuar për çmimin e madh për Artin Pamor “The Global Art Awards” e themeluar nga MEACA. Ajo këto ditë ka marr njoftimin për nominimin dhe është një ndër 100 artistët botëror të përzgjedhur për këtë çmim.

Artistja Arbana Hajredinaj është e njohur për krijimtarinë e saj dhe kontributin e saj në fushën e Artit Pamor. Ka mbi 10 ekspozita personale si ajo në Galerinë Kombëtare të Arteve në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, pastaj performance e saj në Tiranë e quajtur “Artisti Lëmoshtar” e shumë ekspozita tjera si dhe ka marr pjesë në shumë ekspozita brenda dhe jashtë vendit si në Bienalen e Arti në Ekuador, Bienalen e Artit në Venedik, në Japoni, Qipro, Turqi e vende tjera.

Veprat e Arbana Hajredinajt gjenden në Muze ndërkombëtare e koleksione të ndryshme. Ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm ndërkombëtarë për realizimin e disa video projeksioneve të ndryshme.

“The Global Art Awards” ka 16 kategori të Çmimeve për Artet Pamore. Vetëm artistët e nominuar kanë të drejtë të regjistrohen për çmimet. Nga 100 artisët më të mirë, juria e ekspertëve që përbëhet nga Artnet, ArtPrice e Shoqata e Koleksionuesve të Artit në Lindjen e Mesme, do të përzgjedhë kandidatët për rrethin e ngushtë dhe fituesit përfundimtar për kategoritë e ndryshme të cilët do të shpërblehen me një çmim në të holla dhe solo-ekspozitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kurse çmimi i parë do të marr edhe Oskarin për Artin pamor.

“The Global Art Awards” apo “Çmimet Botërore të Artit” janë Çmime Ndërkombëtare për Artet Vizuale. Ato u krijuan për të nderuar dhe për të gjeneruar njohje publike të arritjeve dhe kontributeve pozitive të artistëve, galerive dhe profesionistëve të artit në të gjithë botën. Dhënia e çmimit, artistit të shquar drejtpërdrejt publikisht dhe përmes mediave, duke u dhënë fituesve njohjen që ata meritojnë, duke ngritur karrierën e tyre dhe titullin ‘Artisti më i Mirë Botëror’ është një respekt dhe stimulim për karrierën e tyre. Ceremonia e ‘The Global Art Awards’ do të organizohet në Dubai – Hotel Armani, Burj Khalifa, me një ngjarje gala. “The Global Art Awards” organizohet nga MEACA – Shoqata e Koleksionuesve të Artit në Lindjen e Mesme.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë