Loading…
Arben Gashi e quan frikacak Shpend Ahmetin
  • 14/11/2017 | 21:23

...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka thënë se anulimi i debatit nga ana e Shpend Ahmeti, Vetëvendosje, tregon se Prishtinën për 4 vite e kanë drejtuar nga selia e partisë, sipas tij, në mënyre ilegale.


Ky reagim erdhi pasi Ahmeti pak orë para mbajtjes së debatit të paraparë për sonte në KTV, e ka anuluar pjesëmarrjen ku përballë do të kishte kundërkandidatin nga partia e Gashit, Arban Abrashin, shkruan Gazeta Metro.

LEXO EDHE: Bardhyl Meta tregon pse Ahmeti i iku debatit në Rubikon me Abrashin. 

Gjeni pa ndërhyrje reagimin e Gashit:

Anulimi i debatit te sontem ne Rubikon te KTV-se, nga ana e Shpend Ahmetit, me arsyetimin se ka vendosur partia, konfirmon dyshimin qe Prishtinen e 4 viteve te kaluara e kane drejtuar nga selia e Partise (ne menyre ilegale).

Prishtines nuk i duhet per kryetar nje frikacak qe komandohet nga struktura joformale!!

Per Prishtinen me dinjitet dhe perfaqesim, duhet ndryshimi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë