Loading…
Arian Grande tregon tmerrin që ka përjetuar pas sulmit në Manchester
  • 12/07/2018 | 19:05

...

Këngëtarja Ariana Grande ka treguar se ajo ka qenë në gjendje të keqe shëndetsore pas sulmit në Manchester.


Vitin e kaluar në koncertin e Ariana Grande ndodhi një sulm terrorist nga njerëz të shtetit islamik, në të cilin u vranë 23 njerëz dhe u lënduan 139 të tjerë, ku gjysma prej tyre ishin fëmijë.

Në një intervistë për revisten Vogue ajo ka treguar se pas koncertit ajo ka përjetuar sulme të panikur dhe ka pasur  probleme me frymarrjen, transmeton gazetametro.net

“Nuk munda të marrë frymë, ndihesha shumë keq. Është shumë e vështirë të flasësh për këtë gjë sepse shumë njerëz kanë përjetuar humbje të mëdha pas këtij sulmi. Mirëpo, ajo që ka ndodhur është e vërtetë”, ka thënë Grande për Vogue.

Komentet e këngëtares kanë ardhur pasi që i fejuari i saj Pete Davidson është tallur me gjendjën që ishte krijuar në atë sulm terrorist./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë