Avni Arifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë që marrëveshja që nënshkruan presidenti i Kosovës, Thaçi, dhe ai i Malit të Zi, Vujanovic, për demarkacionin, erdhi si rezultat i raportit për kufirin që përpiloi komisioni i Shpejtim Bulliqit i emëruar nga Ramush Haradinaj në vend të komisionit paraprak të Murat Mehës, transmeton Gazeta Metro.
Përmes facebookut, Arifi ka thënë që marrëveshja mes presidentëve që është pjesë e ligjit për demarkacionin dhe aty kërkohet qartë që kufiri të përmirësohet në dy pika, në Çakorr dhe në Zhlep, pika këto që nxitën kundërshtimin e ashpër të demarkacionit nga AAK.
“Marrëveshja e 16 /02/2018 e nënshkruar me Malin e Zi është produkt i Raportit të Bulliqit. Kjo marrëveshje që është pjesë e ligjit për ratifikim në seancën e së mërkurës në mënyrë eksplicite kërkon korrigjimin e kufirit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit. Pavarsishtë, çfarë nofke merr ky raport e vërteta është se ai është aty në çdo formë dhe vullneti për ta jetësuar nuk është zbrapsur”, ka shkruar Arifi. /gazetametro.net