Loading…
Arifi sërish akuzon Serbinë rreth marrëveshjeve të Brukselit
  • 19/06/2018 | 23:30

...

Koordinator i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi në “Click” të Rtv21 ka folur për implementimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë të arritura në Bruksel. Arifi ka thënë se Kosova qëndron shumë mirë në implementimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe se ky është vlerësim edhe i BE-së.

“Nuk ka ngecje të shkaktuar nga institucionet e Kosovës, gjitha marrëveshjet i kemi implementuar. Për secilën veç e veç kemi pas marrëveshje si për doganën, për gjendjen civile, për energjinë dhe Asociacionin”, tha Arifi, shkruan rtv21.tv

Arifi po ashtu ka thënë se ngecjet kryesore të marrëveshjeve janë në anë e kundërt, ku tha se Qeveria e Serbisë po refuzon të implementoi marrëveshjen për energji dhe disa marrëveshje tjera.

“Serbia nuk ka bërë asnjë hap për menaxhimin e integruar të kufijve, s’ka bërë hapa për implementimin e marrëveshjes për njohjen e diplomave dhe ka ngecje të mëdha në kadastër”, tha Arifi.

Arifi në fund tha se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe se këtë e ka bërë të ditur edhe BE në takimin e mbajtur dje në Bruksel ku delegacioni i Kosovës ka paraqitur rezultatet e punës së tyre në procesin e dialogut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë