Loading…
Arkeologët amerikanë zbulojnë varrin e mbretit të fisit Maya
  • 07/10/2017 | 20:23

...

Në Guatemalë është zbuluar nga shkencëtarët një varr antik, ku besohet se është varrosur një nga mbretërit e fisit Maya, transmeton Gazeta Metro.


Varri që daton më shumë se një mijë vjet më parë mendohet që i përket mbretit Te Chan Akh i dinastisë Wak. Zbulimi është bërë brenda rrënojave të qytetit El Peru-Waka në Guatemalë.

Në këtë pjesë ishte vendosur një ndër vendbanimet më të mëdha të fisit Maya, dhe ishte rizbuluar më 1960 gjatë punimeve që zhvillonte një kompani e naftës.

Arkeologët zbuluan varrin teksa po groponin nën pjesën kryesore të qytetit, gjë që i bën ata të mendojnë që varri i përket mbretit, pasi në pjesët më të mira të qytetit varroseshin vetëm anëtarët e familjes mbretërore.

“Varri i mbretit bënte që vendi të trajtohet me shenjtëri dhe të cilësohej vend magjik”, thotë David Freidel nga Universiteti i Washingtonit.

Përveç eshtrave të një personi, brenda varrit u gjetën edhe një sasi qeramike që në atë kohë ishin sende të çmuara. Fisi Maya është një prej civilizimeve më të vjetra në botë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë