Loading…
Arkeologët suedezë zbuluan masakrën e tmerrshme të shekullit të V
  • 20/05/2018 | 10:00

...

Disa arkeologë, në Suedi, kanë zbuluar prova befasuese të një masakre që duket se është mbajtur më shumë se 1500 vjet më parë, kur banorët e një fshati të vogël u goditën për vdekje në shtëpitë e tyre dhe ndërkohë që vraponin për të shpëtuar nëpër rrugë.


Trupat e tyre u lanë të klaben aty ku ranë, së bashku më sendet e çmuara që mbanin, duke përfshirë këtu bizhuteri dhe monedha ari romake.

Në Sandby Borg, në bregun e ishullit Öland, afër brigjeve jug-lindore të Suedisë, nuk pati shpëtim për asnjë. Në një shtëpi, një burrë plak mendohet të jetë goditur në kokë, e më pas është rrëzuar mbi vatrën e ndezur, ku dhe është djegur për disa orë. Në një tjetër banesë, një adoleshent, ndoshta duke u përpjekur të ikte, u pengua mbi një trup të shtrirë në dysheme dhe vdiq në vend.

Një atmosferë e tillë e tmerrshme  horrori e ka  mbërthyer vendin, sa që  kur arkeologët shkuan për të gërmuar në këtë zonë, vendasit i  paralajmëruan se duhet t’i qëndrojnë larg tumës së gjelbër të rrethuar nga muri i  ulët prej guri, shkruan The Guardian, transmeton gazetametro.net

Pas tre vitesh gërmimi, me më pak se një të dhjetën e vendit të zbuluar, ekipi i cili publikon sot gjetjet e tij në revistën “Antikiteti “, beson se ka gjetur dëshmi të një fundi katastrofik për jetën e fshatit – “një ngjarje e vetme që ka ndaluar kohën- si një përmbytje anije, por në tokë “.

Në mesin e shekullit të V, Sandby Borg ishte një fshat i begatë, i ndërtuar brenda mureve të një fortese rrethore. Pas sulmit, askush nuk u kthye as për të varrosur të vdekurit, as për të plaçkitur pasurinë e tyre të çmuar apo për të marrë bagëtitë. Të vdekurit, nëntë vetëm  në një shtëpi, u dekompozuan aty ku ranë, shtrirë në banesat e tyre, derisa çatitë u kalbëzuan dhe u shembën mbi ta. Ndërkohë bagëtitë ngordhën nga uria.

Të shpërndara mes thesaresh, monedha ari romake e stoli prej argjendi, arkeologët gjetën edhe mbetje nga vakti i fundit, si shembulli i harengës që u gjet mbi vatër, ku ata e kishin vendosur për herë të fundit, derisa gjurma e saj e fundit u zhduk nën çatinë e shembur.

Ludwig Papmehl-Dufay, një arkeolog nga ekipi i muzeut lokal, i cili filloi gërmimet pas paralajmërimeve se vendi ishte duke u shënjestruar nga gjuetarët e thesarit, tha se edhe pse asnjë histori e shkruar e masakrës nuk mbijetoi, qarkullojn ende mite se ajo konsiderohet nga vendasit si një zonë e rrezikshme. “Ka të ngjarë që ndodhia të ketë krijur tabu, ndoshta për shekuj me radhë përmes historisë gojore, e që sot shihen si enigma të pashpjegueshme”.

Brenda në kafkën e njërës prej viktimave, gjetën katër dhëmbë deleje. Papmehl-Dufay hedh hipotezën se  kjo mund të përfaqësojë një fyerje përfundimtare, e cila  është në kundërshtim  me besimet e lashta të vendosjes së një monedhe me të vdekurit për të paguar kalimin në botën e pasvdekjes. Në afërsi ata gjetën një kockë nga një krah i vogël, dëshmi kjo se edhe  fëmijët nuk ishin kursyer.

Midis të gjitha pasurive të lakmueshme të gjetura në mesin e tri shtëpive dhe 26 trupave e zbuluar, nuk u gjet  as edhe një armë. Ata spekulojnë se ato mund të jenë marrë si trofe dhe mund të jenë hedhur sipas një rituali të njohur, në një lumë aty pranë.

Vetëm tre nga 53 shtëpitë janë gërmuar plotësisht, por provat tregojnë se shumë më tepër mbetje njerëzore prehen ende, duke pritur që historia e tyre të tregohet./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë