Loading…
Arkeologët zbulojnë varrin e ‘Babadimrit’ në Turqi
  • 05/10/2017 | 09:39

...

Arkeologët thonë se kanë gjetur varrin antik të Shën Nikollës në një lokacion në Turqi, që njihet më shumë si Babadimri, transmeton Gazeta Metro.


Hulumtimet gjeofizike të kryera nga ekspertët në një kishë të Shën Nikollës në Antalya të Turqisë kanë bërë që të besohet se nën kishë ekziston një varr, për të cilin ekspertët thonë që ka gjasa të mëdha të jetë varri i Shën Nikollës.

Më herët është besuar që mbetjet e Shën Nikollës janë zhvarrosur nga tregtarët dhe janë dërguar në Bari të Italisë më 1807 dhe mbahen në bazilikën e Shën Nikollës.

Por, shkencëtarët turq besojnë që tregtarët kanë marrë trupin e gabuar nga kisha dhe se tash duhet të bëhet zhvarrosja për ta zbuluar përfundimisht misterin e trupit të Shën Nikollës, që më pas u bë i njohur si Babadimri.

“Kemi gjetur rezultate shumë të mira, por puna e madhe fillon tani”, ka thënë Cemil Karabayram nga Instituti i Antalyas për Hulumtime dhe Monumente.

“Do të gropojmë deri thellë në tokë dhe ndoshta do të gjejmë trupin e paprekur të Shën Nikollës”, shton ai.

Shën Nikolla përkujtohet gjerësisht përmes festave nga katolikët rreth botës. Shenjtori njihej për bujarinë e tij dhe dhuratat, për çka edhe u krijua shëmbëllimi me Babadimrin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë